Ndërlidhjet

Abkhazia tha se ka rrëzuar aeroplan të Gjeorgjisë


Abkhazia, rajoni separatist i Gjeorgjisë, sot pohoi se forcat e saj të sigurisë kanë rrëzuar një aeroplan spiunazhi pa pilot mbi Detin e Zi.

Sergei Bagapsh, lider i vetëshpallur i Abkhazisë, është cituar të ketë thënë se fluturakeja i përkiste Gjeorgjisë.

Në Tbilisi, ministria e Mbrojtjes e Gjeorgjisë ka mohuar të ketë ndodhur një incident i tillë.

Abkhazia, e cila de fakto është e pavarur që kur u shkëput nga Gjeorgjia në fillim të viteve të 1990-ta, muajin e kaluar bëri thirrje për njohje ndërkombëtare pas pavarësimit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG