Ndërlidhjet

Sofja, Zagrebi, Budapesti do njohin Kosovën shpejt


Tre vendet që kufizohen me Serbinë, Bullgaria, Kroacia dhe Hungaria, mund ta njohin Kosovën shumë shpejt, shkruan e përditshmja kroate "Veçernji List".

Gazeta shkruan se qeveria kroate pritet ta njohë Kosovën të mërkurën bashkë me Bullgarinë dhe Hungarinë.

Duke cituar burime të afërta me qeverinë, "Veçernji List" gjithashtu pohon se Zagrebi do ta njohë Kosovën në ditën e njëjtë kur ta njohin Sofja dhe Budapesti.

Qeveria kroate nuk e ka komentuar raportin, por një diplomat perëndimor në Zagreb ia ka thënë agjencisë AFP se edhe ai e ka "informacionin e njëjtë".
XS
SM
MD
LG