Ndërlidhjet

Paulson: Ekonomia shënon rënie të shpejtë


Sekretari amerikan i Thesarit John Paulson tha se ekonoma amerikane po shënon rënie të shpejtë.

Paulson i bëri këto komente gjatë një interviste në televizionin amerikan.

"Ajo që është e rëndësishme është se ne e dimë se ndodhemi në rënie të shpejtë, dhe nuk ka dyshim se populli amerikan e din se ekonomia po bie shpejtë. Për mua është pak e rëndësishme si do ta quanim këtë. Është me rëndësi se çfarë do të bëjmë për këtë", tha Paulson.

Sot Banka Qendrore amerikane e uli shkallën e interesit në 2.25 përqind, më të ultën prej vitit 2004.
XS
SM
MD
LG