Ndërlidhjet

Serbia tërheq ambasadorin nga Japonia


Serbia e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Japonia, pasi Tokio sot e njohu pavarësinë e Kosovës.

Në deklaratën e ministrisë së jashtme në Beograd thuhet se qeveria i ka parashtruar protestë formale qeverisë së Japonisë.
Ministria tha se ambasadori serb në Japoni, Ivan Mrkiç, do ta lëshojë vendin brenda 48 orëve.

Serbia i ka tërhequr ambasadorët e saj nga të gjitha vendet, të cilat kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Në mesin e këtyre vendeve janë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kryesorë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG