Ndërlidhjet

Kanadaja e njohu Kosovën


Kanadaja sot e njohu pavarësinë e Kosovës nga Serbia, tha ministri i Punëve të Jashtme, Maxime Bernier.

"Sot, ne iu bashkangjitëm komunitetit ndërkombëtar dhe e njohëm Kosovën si shtet i ri", i tha Barnier transmetuesit publik kanadez CBS.

"Kosova është rast unik" insistoi Bernier, duke shtuar se Kosova "nuk mund të krahasohet me Kuebekun".

Kanadaja është e fundit nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës G7, të cilat kanë njohur Republikën e Kosovës.

XS
SM
MD
LG