Ndërlidhjet

Bush: Nuk kam dyshime për luftën në Irak


Presidenti George Bush pritet të mbajë sot një fjalim, me rastin e pesë vjetorit të invazionit amerikan në Irak.

Bazuar në fragmente të fjalimit, të publikuara më herët nga Shtëpia e Bardhë, Bush pritet të thotë se ai nuk ka dyshime në luftën, përveç atyre që ai i quan "çmim i lartë në jetëra dhe në para".

Bush pritet të bëjë thirrje që përpjekjet të vazhdojnë, duke shtuar se tërheqja amerikane do ta trimërojë Iranin dhe ndihmojë terroristët e Al-Kaidës.

Bush gjithashtu pritet të thotë se kritikës e luftës nuk mund që edhe shumë gjatë të debatojnë se SHBA-të po humbin në Irak.
XS
SM
MD
LG