Ndërlidhjet

Jeremiq: Vendet e botës mos ta njohin Kosovën


Ministri i Jashtëm i Serbisë ka apeluar sot të vendet e botës që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

"Mos e bëni, ky është një apel. Unë shoh me brengosje sesi vendet e rajonit e kanë njohur ose do ta njohin Kosovën. Unë ju them që mos ta bëjnë. Mos e prekni sovranitetin e Serbisë duke njohur Kosovën" ka thënë Jeremiç.

Këto komente ai i bëri pas nje takimi me ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis.

Jeremiç ka shtuar se "Serbia do të përdorë gjitha kanalet politike dhe ligjore për të parandaluar këtë që po ndodh".
XS
SM
MD
LG