Ndërlidhjet

Manter: Investimet në Serbi mund të ngadalsohen


Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Kameron Manter, ka paralajmëruar sot se deklaratat e papërgjegjshme të politikanëve serb me të cilat arsyetohet dhuna mund t'i ngadalsojnë investimet e jashtme në Serbi.

"Retorika e papërgjegjshme e disa personaliteteve publike mund vetëm t'i ngadalësojë investime e jashtme. E këtë më së shumti do ta ndjejnë qytetarët dhe tregu" tha Manter.

Ai me tutje theksoi se dhunën duhet parandaluar me të gjitha mjetet pasi ajo do t'i sjell vetëm dëm popullit të Serbisë.

"Çdo kush që vazhdon me provokime dhe dhunë kundër UNMIK-ut dhe KFOR-it bënë gabim të madh" vlersoi Kamerun Manter.

XS
SM
MD
LG