Ndërlidhjet

logo-print

Papa apelon për ndaljen e dhunës në Tibet


Papa Benedikti i XVI ka apeluar për dialog dhe tolerancë midis kinezëve dhe tibetianëve.

Gjatë audiencës së përjavshme, Papa ka shprehur "brengosjen dhe dhembjen" për dhunën e fundit në Tibet.

Kjo është hera e parë që Papa deklarohet për trazirat në Tibet që nga fillimi i protestave javën e kaluar.

Benedikti XI ka deklaruar prioritet përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara me Kinën.
XS
SM
MD
LG