Ndërlidhjet

logo-print

Bush: Vendimi për invadimin në Irak ishte i drejtë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush sot mbajti një fjalim në shënimin e pesë vjetorit të invazionit të SHBA-ve në Irak.

Duke folur ne Pentagon, Bush tha se ka qenë i drejtë vendimi i administratës së tij për të invaduar në Irak dhe për të rrëzuar nga pushteti Sadam Hyseninin.

"Pesë vite në këtë betejë, ekziston një debat i kuptueshëm në atë se në qoftëse ia ka vlejtur të luftohet, nëse ia vlen që lufta të fitohet dhe a do të mund ta fitojmë ne atë. Përgjigjet për mua janë të qarta. Përmbysja e Sadam Hyseinit nga pushteti ka qenë vendim i drejtë dhe kjo është një luftë që ne mund dhe duhet ta fitojmë" tha Bush.

Presidenti Bush kritikoi ata që bëjnë thirrje për tërheqje përball asaj që ai e quajti sukses të pamohueshëm.

Ndërkohë në qendër të Uashingtonit janë paraparë sot demostrata kundër luftës.
XS
SM
MD
LG