Ndërlidhjet

Madrid: Prania në Kosovë nuk do të thotë njohje e pavarësisë


Spanja tha se prania e saj ushtarake dhe policore në Kosovë nuk do të thotë se ajo po e njehë pavarësinë e Kosovës.

Spanja ka afro 600 ushtarë dhe policë në Kosovë, si pjesë e misionit të Kombeve të Bashkuara. Një polic spanjoll u plagos të hënën në trazirat në veri të Mitrovicës, derisa ishte përpjekur për t'i ndihmuar një polici të Ukrainës, i cili më vonë vdiq.

Zëvendës ministri i jashtëm, Bernardino Leon tha se Spanja në Kosovë është sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 dhe aksioni i Spanjës të hënën nuk do të thotë se e konsideron Kosovën të pavarur.
XS
SM
MD
LG