Ndërlidhjet

Thaçi falënderoi vendet për njohjen e pavarësisë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, falënderoi vendet që e njohën pavarësinë e Kosovës.

- Në emër të qeverisë së Kosovës dhe të shtetasve të Kosovës dëshiroj të shprehë falënderimin tim të thellë për vendet e rajonit, Kroacinë, Hungarinë dhe Bullgarinë, që vendosën ta njohin shtetin e Kosovës. Kjo është dëshmia më e mirë dhe mesazhi më pozitiv për vendet e tjera që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, tha Hashim Thaçi në Prishtinë.

Mëtutje, kryeministri Thaçi tha se vendet e rajonit kanë besim se Republika e Kosovës do të jetë faktor stabiliteti në Ballkan dhe do të kontribuoj për paqe, stabilitet dhe shtimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit.
XS
SM
MD
LG