Ndërlidhjet

Bush: Armët për Kosovën, promovim i paqes botërore


George Bush

George Bush

Në një memorandum dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, presidenti George Bush tha se "në këtë mënyrë, furnizimi me artikuj mbrojtës dhe shërbime mbrojtëse për Kosovën do ta forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të promovojë paqe botërore".


Presidenti George Bush ka autorizuar mbrëmë furnizimin e Kosovës me armatim, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Në një memorandum dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, presidenti Bush tha se "në këtë mënyrë, furnizimi me artikuj mbrojtës dhe shërbime mbrojtëse për Kosovën do ta forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të promovojë paqe botërore".

Një zyrtar i lartë tha se autorizimi, që u bë pasi Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e Kosovës, konsiderohet se është pjesë e procesit normal të krijimit të marrëdhënieve me qeverinë e re.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se hapi i presidentit Bush do t'i forcojë raportet e sigurisë së Shteteve të Bashkuara me Kosovën, do ta promovojë sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Ballkanin dhe do ta përmirësojë kapacitetin e Kosovës për të marrë pjesë në aktivitete paqeruajtëse, do të ndihmojë në luftimin e terroristëve dhe t'i menaxhojë situatat emergjente humanitare.

"Parimet aktuale të artikujve mbrojtës ose të shërbimeve mbrojtëse do të shqyrtohen prej rastit në rast, përfshirë edhe respektimin e udhëzimeve relevante dhe kritereve që i përmban politika e Transferimit të Armatimit Konvencional", thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
XS
SM
MD
LG