Ndërlidhjet

Kryeministri Harper tha se Kosova ishte rast i veçantë


Kryeministri i Kanadasë, Stepheen Harper, mbrëmë i ka hedhur poshtë paralelet ndërmjet pavarësisë së Kosovës dhe aspiratave të nacionalistëve të Kvebekut.

"Në rastin e Kosovës, situata që u zhvillua atje, ishte situatë e luftës, e vuajtjes së tmerrshme të kosovarëve, e intervenimit të komunitetit ndërkombëtar, që esencialisht krijoi qeverisjen nën Kombet e Bashkuara, e cila de fakto çoi në shtet të ndarë", u tha kryeministri Harper gazetarëve në Otavë.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se nacionalistët e Kvebekut ishin inkurajuar nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e Kanadasë, para dy ditësh.
XS
SM
MD
LG