Ndërlidhjet

logo-print

Bush: SHBA mbështesin dëshirën e popullit të Iranit për liri


Presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara çdoherë do ta mbështesin dëshirën e popullit të Iranit për liri, por kurrë nuk do ta mbështesin Qeverinë e këtij vendi në aktivitetet për zhvillimin e armatimit bërthamor.

Këto komente presidenti Bush i bëri në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë.

Ai i dërgoi mesazh të drejtpërdrejtë rinisë dhe femrave në Iran:

"Mesazhi im për të rinjtë në Iran është se një ditë shoqëria juaj do të jetë e lirë. Kjo do të jetë periudhë e bekuar për ju. Mesazhi im për femrat në Iran është se femrat në Amerikë e ndajnë dëshirën e juaj të thellë që fëmijët të rriten në një shoqëri shpresëdhënëse dhe për të jetuar në paqe", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG