Ndërlidhjet

Protestat janë përhapur edhe në Cichuan dhe Gansu


Mediat kineze që kontrollohen nga qeveria, raportuan se protestat që filluan në Tibet, janë përhapur edhe në provincat e tjera.

Agjencia Xinhua njoftoi se trazira ka pasur edhe në Sichuan dhe Gansu, që kufizohen me Tibetin. Thuhet se në Sichuan, dëme u janë shkaktuar dyqaneve dhe zyrave qeveritare.

Autoritetet kineze për trazira kanë fajësuar liderin shpirtëror të Tibetit në ekzil, Dalai Lama, duke thënë se ai dëshiron t'i shkaktojë dëme Kinës para Lojërave Olimpike që mbahen në gusht të këtij viti.

Dalai Lama ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka kërkuar ndaljen e dhunës.
XS
SM
MD
LG