Ndërlidhjet

logo-print

WSJ: Problemi serb



"Wall Street Journal"

Sllobodan Millosheviqi, mbase është duke buzëqeshur në arkivolin e tij. Sikurse edhe në ditët e Millosheviqit, serbët së fundi janë mbërthyer në një valë zemërimi nga liderët e tyre.

Synimet e Beogradit në fakt nuk është e vështirë të kuptohen. Ministrat e Qeverisë serbe janë duke udhëtuar në mbarë botën për të ndalur vendet e ndryshme që ta njohin pavarësinë e Kosovës, me bindjen se do ta zhbëjnë një gjë të këtillë. Moska dhe Pekini, ndërkaq, janë duke e trimëruar Serbinë në këtë imagjinatë të sajën.

Megjithatë, liderët evropianë dhe ata amerikanë duhet të përballen me sfidat politike që dalin nga serbët dhe aleatët e tyre në Moskë dhe Pekin. Meqë Kosova i është bashkuar Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, në rrugëtimin për pavarësinë, Serbia shfrytëzon një argument intelektual, duke thënë se është çështje sovraniteti.
Por, në fakt, nuk është çështje sovraniteti, të paktën jo e Serbisë.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit që vendosi misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë më 1999, nuk e përmend fare fjalën Serbi, por Jugosllavi, e kjo e fundit vdiq me pavarësimin e Malit të Zi.

Përveç mbështetjes ushtarake, mbështetja diplomatike dhe ekonomike do të jetë thelbësore për Kosovën, duke thënë se banditët serbë nëpër rrugë dhe banditizmi serb nëpër sallonet ndërkombëtare diplomatike, kanë arritur, megjithatë, që në disa vende të ketë hamendje për Kosovën.

Fatmirësisht, pothuajse çdo vend përreth Kosovës e ka përqafuar të ardhmen e ofruar në perëndim dhe Serbia në aspektin strategjik nuk është e rëndësishme. Madje, me forcat e NATO-s në terren, Serbia nuk është as kërcënim për sovranitetin e Kosovës.

Një Kosovë e dobët, apo e ndarë, do të shkatërronte përpjekjet e dhjetëvjetëshit të fundit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar një Ballkan stabil.

Dhe, nëse serbët duan që vendi i tyre të shndërrohet në Bjellorusinë e Ballkanit, atëherë kjo do të jetë zgjedhje e tyre. Këtë vendim ata mund ta marrin në zgjedhjet parlamentare të majit. Nëse duan që të ardhmen ta kenë në perëndim dhe jo me Rusinë, atëherë hapi i parë duhet të jetë ndalimi i përdorimit të dhunës.

Në fund, ata duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës, por deri atëherë liderët serbë nuk e meritojnë mirëkuptimin e komunitetit ndërkombëtar. Ata e meritojnë dënimin e botës.
XS
SM
MD
LG