Ndërlidhjet

logo-print

Koshtunica kundërshton armatimin e Kosovës


Kryeministri në largim i Serbisë Vojisllav Koshtunica e ka kritikuar hapin e Shteteve të Bashkuara për të armatosur Kosovën, duke thënë se ky është edhe një hap i gabuar, i cili mund ta destabilizojë Ballkanin.

"Në Kosovë tashmë ka tepër armatim, dhe në vend të armatimit shtesë të shqiptarëve, do të ishte më mirë që Amerika t'i kthehet respektimit të Kartës së Kombeve të Bashkuara", tha Koshtunica.

"Në Kosovë nuk nevoiten armë të reja, por bisedime të reja", tha ai.

"Jam totalisht i sigurtë se rivendosja e ligjit ndërkombëtar në Ballkan, dhe jo dërgimi i armëve, është mënyra e vetme që garanton mbrojtjen e paqes dhe stabiliteit në rajon", tha ai.

"Ky vendim i presidentit amerikan i thellon problemet, të cilat u shkaktuan nga shkelja e rezolutës 1244 dhe miratimi i Uashingtonit që Prishtina njëanshëm të shpallë pavarësinë", ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG