Ndërlidhjet

Bin Laden: Papa ndihmon kryqëzatën kundër Islamit


Një mesazh që pretendohet të jetë i kreut të Al Kaedas, Osama Bin Laden, është postuar në një faqe interneti të militantëve islamistë.

Në inçizim, folësi e akuzon Papa Benediktin XVI se ai po e ndihmon "Kryqëzatën e re" kundër Islamit dhe paralajmëron për pasoja "të rënda" si përgjigje ndaj publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed.

Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, tha se akuzat janë "të pabaza".

Lombardi tha se Papa në disa raste i ka kritikuar karikaturat, të cilat për të parën herë u publikuan në gazetat daneze.
XS
SM
MD
LG