Ndërlidhjet

logo-print

Liderët kosovarë thonë Haradinaj i pafajshëm


Në emër të institucioneve të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i kanë drejtuar një letër Tribunalit të Hagës, ku shprehin besimin në pafajësinë e ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shpresën se ai do të lirohet së shpejti.

"Institucionet e Kosovës, duke qenë të vetëdijshme për përgjegjësitë dhe angazhimin e pakushtëzuar për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, janë të gatshme të sigurojnë çdo garanci dhe siguri që mund të kërkohen nga tribunali, në mënyrë që të lehtësojë lirimin e z. Haradinaj", thuhet në letrën e tre liderëve kosovarë.

Në letër shprehet gatishmëria e institucioneve për të siguruar se garancitë e tilla janë pa paragjykim ndaj pavarësisë gjyqësore të Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve të Luftës për ish Jugosllavinë, dhe për vendimet e tij të marra sipas procesit të duhur dhe ligjin e aplikueshëm ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG