Ndërlidhjet

Serbia i tërheq ambasadorët nga rajoni


Serbia i ka tërhequr ambasadorët e saj nga Hungaria, Kroacia dhe Bullgaria si përgjigje ndaj njohjes që këto vende i bënë Kosovës.

"Kjo është një goditje, është një hap prapa", ka thënë ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç, duke shtuar se homologët e tij të tre vendeve përkatëse i kanë thënë atij se janë nën presion të madh për të njohur Kosovën.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme në Beograd tha se ambasadorët do të duhet të kthehen në Serbi brenda 48 orëve.
XS
SM
MD
LG