Ndërlidhjet

Lavrov kritikon vendimin amerikan për Kosovën


Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov e ka kritikuar ashpër vendimin e Shteteve të Bashkuara për të miratuar ndihmë ushtarake për Kosovën.

Lavrov ka thënë se vendimi e shkel rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila rreptësisht ndalon dërgesat e armëve në këtë rajon, përveç për forcat e Kombeve të Bashkuara.

"Asnjë furnizim tjetër nuk është legjitim", ka thënë Lavrov, duke shtuar se ky hap i Shteteve të Bashkuara mund të rritë jostabilitetin në Ballkan.

Dje Rusia kërkoi takim urgjent të Këshillit NATO-Rusi që të diskutojë autorizimin e presidentit amerikan George Bush për të armatosur Kosovën.
XS
SM
MD
LG