Ndërlidhjet

Tadiq: Vendimi i SHBA për Kosovën është lajm i keq


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq e ka vlerësuar si lajm të keq vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara George Bush për furnizimin e Kosovës me armë, dhe shtoi se administrata amerikane duhet të përmbahet nga një vendim i tillë.

"Ky është një lajm i keq i cili vjen në një kohë të ndjeshme për Serbinë dhe popullin serb në Kosovë, dhe unë kurrsesi nuk mund ta mbështes ate", ka thënë Tadiq për mediat serbe, për të shtuar se kjo "nuk ka guxuar të ndodhë".

Presidenti Bush, në një memorandum dërguar Departamentit të Shtetit, ka thënë se "furnizimi i Kosovës me artikuj dhe shërbime mbrojtëse do të forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të promovojë paqen në botë".

Zyrtarët thanë se hapi do t'i lejojë Kosovës të ndihmojë në aktivitetet paqëruajtëse, në zbrapsjen e terroristëve dhe për emergjencat humanitare.

"Ne e njohim Kosovën si shtet i pavarur. Është e rëndësishme të kemi një forcë sigurie efektive, që në plan afatgjatë të ruajë paqen dhe stabilitetin atje" tha zyrtari i Departamentit të Shtetit, Kurt Volker.
XS
SM
MD
LG