Ndërlidhjet

Moskë: Gjendet i vrarë një gazetar


Një gazetar i televizionit shtetëror të Rusisë është gjetur i vdekur në Moskë, ndërsa prokurorët kanë hapur hetime për vrasje.

Agjencia ITAR- Tass raportoi se zjarrfikësit e kanë gjetur trupine pajetë të Ilyas Shurpayev, korrespondent i Kanalit 1, në banesën e tij, të shpuar me thikë dhe me rrip rreth qafës.

Njoftohet se më pas banesës i ishte vënë zjarri.

Gazetari 32 vjeçar ishte me origjinë nga Dagestani.
XS
SM
MD
LG