Ndërlidhjet

Çekia do njohë Kosovën deri në samitin e NATO-s


Çekia do të njohë Kosovën deri në samitin e NATO-s në Bukuresht që fillon në 2 prill, ndërsa propozimi është i gatshëm kurse qeveria do ta shqyrtojë në mbledhjen e të mërkurës, ka thënë shefi i diplomacisë çeke Karel Schwartzenberg për të përditshmen "Hospodarske Noviny".

Zëvëndëskryeministri për çështje Evropiane, Aleksander Vondra i ka thënë gazetës se bashkë me propozimin, ministrat do ta marrin edhe raportin për atë se si e ka zbatuar Prishtina planin e Marti Ahtisaarit.

"Raporti i ministrit të Jashtëm do të duhej të tregojë se në Kosovë janë plotësuar kushtet, për të cilat është zotuar Qeveria e Kosovës", ka thënë Vondra.

Njohjen e Kosovës deri tash e kanë kundërshtuar opozita çeke dhe presidenti Vaclav Klaus.
XS
SM
MD
LG