Ndërlidhjet

Dick Cheney viziton Arabinë Saudite


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Dick Cheney sot mbërriti për vizitë në Arabinë Saudite.

Bashkëpunëtorët e tij thanë se Cheney dhe Mbreti Abdullah do të bisedojnë për mënyrat që Arabia Saudite të ndihmojë në stabilizimin e Irakut dhe Afganistanit.

Një çështje tjetër me rëndësi në agjendën e bisedimeve do të jenë çmimet e larta të naftës.

Uashingtoni i ka bërë shtypje Arabisë Saudite dhe prodhuesve tjerë të OPEC-ut që të prodhojnë më shumë naftë me çmime më të ulta, por blloku deri tash ka refuzuar një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG