Ndërlidhjet

Samarxhiq propozon "ndarje funksionale"


Ministri i Serbisë për Kosovën, Slobodan Samarxhiq, ka deklaruar se UNMIK-ut i ka propozuar marrëveshjen për "krijimin e atmosferës së ndarjes funkcionale të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës".

Samargjiq ka thënë se marrëveshjen për zbatimin e përbashkët të rezolutës 12-44 ia ka dorëzuar të dielën zëvendës shefit të UNMIK-ut, Lari Rosin, dhe se ai është hartuar në bashkëpunim me ministrinë e Jashtme të Serbisë dhe se është pjesë e planit aksional që qeveria e Serbisë e ka miratuar më 14 janar.

"Propozimet nga kjo marrëveshje kanë të bëjnë me të gjitha komunat dhe vendbanimet serbe dhe jo vetëm me teritorin në veri të lumit Ibër", ka thënë Samarxhiq në një intervistë për gazetën "Politika".

"Nëse dëshirojnë paqë dhe stabilitet, me serbët duhet të jetësojn marrëveshje të përhershme, dhe jo që çdo të dytën ditë me dhunë të shuajnë zjarrin", ka thënë Samarxhiq
XS
SM
MD
LG