Ndërlidhjet

Poettering: Bojkotimi i LO i justifikuar


Kryetari i Parlamentit Evropian, Hans Gert-Poettering, ka deklaruar se bojkotimi i Lojrave Olimpike në Kinë, do të ishte hap i drejtë nëse Kina refuzon të bisedojë me Dalai Lamën rreth Tibetit.

Poettering i ka thënë gazetës gjermane "Bild am Sonntag" se Kina menjëherë duhet të bisedojë me Dalai Lamën, sepse në të kundërtën bojkotimi i Lojërave Olimpike do të jetë i justifikueshëm.

Poettering gjithashtu i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të "flasë me një zë" për përkrahjen e të drejtave të njeriut në Tibet.

Megjithëse Kina është "partner i rëndësishëm", Poettering tha se "populli i Tibetit nuk mund të braktiset".
XS
SM
MD
LG