Ndërlidhjet

Shutanovac: Gjendja në Kosovë dhe rajon po stabilizohet


Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Dragan Shutanovac ka thënë se megjithë trazirat e fundit në Kosovë, gjendja në Serbi dhe në rajon është e qetë.

"Pas 17 marsit, mund të themi se gjërat në Kosovë dhe më gjerë në rajon po stabilizohen", tha ai duke shtuar se për këtë është bërë gjithçka e mundur.

Ministria e Mbrojtjes ishte në kontakt me KFOR-in, dhe ka kërkuar që trupat ndërkombëtare të mos përdorin forcë në Kosovë, tha Shutanovac.

Duke shprehur keqardhje për humbjen e jetëve në Kosovë, ministri serb tha se ky është një "mësim i mirë për të gjithë ata që nuk i kanë kuptuar rreziqet e mundshme dhe mënyrat e zgjidhjes së krizës".
XS
SM
MD
LG