Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka paralajmëruar njohje tjera të shtetit të Kosovës gjatë javës së ardhshme.
Sejdiu ka vlerësuar si shumë pozitive njohjet e deritashme, dhe tha se institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar në lobimin pro pavarësisë te shtetet, të cilat janë duke hezituar që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Ai gjithashtu tha se pret që një lëvizje të tillë ta ndërmarrë shumë shpejt edhe Maqedonia.
Këto komente, presidenti i Kosovës i bëri pas një takimi në Prishtinë me një delegacion parlamentar të Estonisë.