Ndërlidhjet

Irak: Goditje e rëndë propagandës së Al Kaedas


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se i ka kapur ose i ka vrarë shumicën e njerëzve, të cilët kanë prodhuar video-incizimet për të rekrutuar pjesëtarë të Al Kaedas, duke i dhënë kështu një grusht të fortë propagandës së grupit.

Ushtria tha se 39 pjesëtarë të Al Kaedas në Irak, të cilët janë përgjegjës për sajimin dhe shpërndarjen e pamjeve në faqet e internetit, ose janë kapur ose janë vrarë gjatë vitit të kaluar.

Ushtria amerikane tha se një pjesë e madhe e rrjetit mediatik të Al Kaedas është degraduar, ndërsa arrestimet apo vrasjet kanë bërë që të zvoglohet numri i video-incizimeve, në të cilat shfaqen prerje të kokës, rrëmbime apo sulme tjera në Irak.
XS
SM
MD
LG