Ndërlidhjet

Sejdiu: Përvejtori i bombardimeve shënohet në Kosovën e pavarur


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se përvjetori i nëntë i bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore serbe, sivjet shënohet në Kosovën e pavarur e të njohur ndërkombëtarisht.

"Duke e kujtuar këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë më të re, ne nderojmë kujtimin për të gjithë ata që u flijuan për lirinë dhe shtetin e Kosovës", tha presidenti Sejdiu.

Ai, mëtutje, falënderoi Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe aleatët për lirinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG