Ndërlidhjet

logo-print

Koshtunica: NATO ka përdorë municion të ndaluar


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtuncia, ka akuzuar paqeruajtësit e NATO-s dhe policinë e Kombeve të Bashkuara për përdorim të "snajperëve dhe të municionit të ndaluar" për t'i ndalur trazirat e serbëve kundër pavarësisë së Kosovës.

Kur, fuqitë që e mbështesin pavarësinë e Kosovës, e kuptuan se Serbia kurrë nuk do ta njohë atë, "ata e treguan forcën, forcën brutale, snajperët dhe municionin e ndaluar", tha Koshtunica.

Ai mëtutje u tha mediave në Beograd, se "është e qartë se situata në Kosovë është shumë e vështirë dhe se atje ka njerëz përgjegjës dhe të papërgjegjshëm" dhe shtoi se "beteja është për Kosovën si të tërë".
XS
SM
MD
LG