Ndërlidhjet

Nga dhuna më e re në Irak ka të vrarë dhe të plagosur.


Zona në Bagdadin qendror, e njohur si "Zona Jeshile" e fortifikuar , ku gjenden ambasadat amerikane dhe britanike dhe qeveria e Irakut, është sulmuar sot me predha. Nuk është raportuar për viktima brenda kësaj zone, por policia tha se së paku dy vetë janë vrarë jashtë territorit të kësaj zone.

Në një incident tjetër, persona të armatosur kanë hapur zjarr kundër këmbësorëve në jug të Bagdadit, në një pjesë ku jeton popullatë e përzier. Nga të shtënat janë vrarë së paku 7 vetë dhe më se 16 të tjerë janë plagosur.

Në qytetin verior irakian, Mosul, nga një sulm vetëvrasës me bombë janë vrarë 10 ushtarë irakianë dhe janë plagosur afro 50-të të tjerë, përfshirë edhe civilë.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se ka vrarë 12 kryengritës gjatë një ndërhyrjeje në një objekt afër qytetit Bakuba.
XS
SM
MD
LG