Ndërlidhjet

logo-print

Cheney: Paqja kërkon koncesione nga të dy palët


Zëvendës presidenti amerikan, Dick Cheney tha se paqja izraelito-palestineze do të kërkoj "koncesione të dhembshme" nga të dy palët.

Ai këtë deklaratë e dha gjatë një paraqitjeje të përbashkët publike me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, në Ramallah të Bregut Perëndimor.

Zoti Cheney tha se palët duhet të punojnë së bashku për t'ju shkaktuar disfatë atyre që "janë të përkushtuar për dhunë".

Mahmud Abbas tha se marrëveshja për paqe kërkon "vullnet, guxim dhe mbështetje të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar", e veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG