Ndërlidhjet

Pishtari Olimpik fillon udhëtimin nëpër botë


Pishtari Olimpik sot e filloi udhëtimin pesë mujor nëpër botë.

Flakadani u ndez në Olimpinë Antike në Greqi, ku filluan lojërat e para në vitin 776 para erës sonë. Vrapuesit do ta bartin pishtarin në rrugën e gjatë 137.000 km nëpër 20 vende deri në destinacionin e fundit në Pekin, ku në 8 gusht do të hapen Lojërat Olimpike.

Tibetanët në ekzil dhe mbështetësit e tyre duan që Tibeti të hiqet nga itinerari i udhëtimit të pishtarit, për shkak të trazirave të fundit në kryeqytetin e Tibetit, Lhasa.

Sot, kryetari i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Jacques Rogge tha se vendimi që Lojërat Olimpike 2008 të mbahen në Kinë ishte i drejtë, përkundër kritikave në rritje për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë.

Rogge tha se liderët botërorë nuk janë në favor të bojkotimit të Lojërave në Pekin pas shtypjes së dhunshme të protestave qntiqeveritare në Tibet.

XS
SM
MD
LG