Ndërlidhjet

Cheney dhe Olmert takohen në Jerusalem


Zëvendës presidenti amerikan, Dick Cheney takohet sot në Jerusalem me kryeministritn e Izraelit, Ehud Olmert.

Cheney ndodhet në rajon në përpjekje për të ringjallur procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Dje në Ramallah, ai u takua me liderët palestinezë, të cilët i kërkuan atij t'i bëjë shtypje Izraelit që të ndërpresë përhapjen e vendbanimeve të reja hebreje.

Cheney tha se marrëveshja paqësore izraelito-palestineze do kërkojë "konsecione të dhembshme" nga të dy palët.

Ai gjithashtu tha se formimi i shtetit palestinez duhej bërë më parë, por sulmet kundër Izraelit e kanë penguar paqen.
XS
SM
MD
LG