Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Ndihma për serbët e Kosovës


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka dhënë instrukcione qeverisë ruse që të përgatitet për dërgimin e ndihmave eventuale humanitare për serbët që jetojnë në Kosovë, transmeton AFP.

"I kërkova kryeministrit që të punojë për këtë çështje", ka thënë Putin, duke iu referuar kryeministrit Viktor Zubkov në takimin e sotëm me anëtarët e kabinetit të tij, njoftoi Interfax.

"Nëqoftëse njerëzit në Kosovë kanë nevojë për ndihmë humanitare, atëherë le ta bëjmë këtë, por megjithate pa politizime", ka thënë Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG