Ndërlidhjet

Perino: Bush bartë përgjegjësinë për Irakun


Numri i personelit ushtarak amerikanë të vrarë në Irak që nga invazioni i vitit 2003 është ngritur në afër 4 mijë.

Shtëpia e Bardhë thotë se invazioni në Irak ka qenë vendim i ndjeshëm dhe se presidenti Bush shpreh keqardhje për secilën jetë të humbur.

Zyrtarja për informim e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino gjithashtu thotë se presidenti Bush "mbanë përgjegjësinë për vendimin e ndërmarur" por "mban përgjegjësinë të vazhdojë të fokusohet në arritjen e suksesit".

Lufta në Irak e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka hyrë në vitin e gjashtë javën e kaluar. Në luftë janë vrarë dhjetra mijëra irakianë.

Komandantët e Shteteve të Bashkuara në Irak thonë se prej qershorit të vitit të kaluar, sulmet në Irak kanë rënë për 60 %.
XS
SM
MD
LG