Ndërlidhjet

Koshtunica: Prioriteti ynë Kosova, jo BE


Serbët duhet të jenë të përgatitur për të shtyrë anëtarësimin në Bashkimin Evropian për shumë vite me qëllim që të luftojnë për të kthyer prapa shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica.

"Kosova dhe jo Bashkimi Evropian duhet të jetë prioritet i vendit" ka thënë Koshtunica për televizion shtetërorë serb.

Përderisa perendimi nuk e kthen mbrapa njohjen e pavarësisë së Kosovës, Serbia duhet të bashkëpunojë me BE-në por pa u bërë anëtare, sikurse janë Norvegjia dhe Zvicra, ka shtuar kryeministri serb.
XS
SM
MD
LG