Ndërlidhjet

Clinton pranon gabimin për udhëtimin në Bosnje


Kandidateja demokrate për president, senatorja Hillary Clinton, tha se ka bërë gabim kur ka pohuar se është vënë nën zjarrin e snajperit gjatë një vizite në Bosnje në vitin 1996, në kohën kur ishte zonja e parë.

Javën e kaluar, senatorja Clinton disa herë tregoi se si ajo dhe e bija Chelsey, kanë vrapuar me kokën ulur për të shmangur zjarrin armiqësor pasi aeroplani i tyre ateroi në qytetin e Tuzllës.

Maeidat amerikane kanë transmetuar një video të udhëtimit, ku shihet se Clinton po ecte qetë kur doli nga aeroplani, dhe në pistë u përshëndet nga një vajzë e re.
XS
SM
MD
LG