Ndërlidhjet

Irak: Të paktën 40 të vrarë dhe 200 të plagosur


Zyrtarët irakianë thanë se të paktën 40 njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 200 janë plagosur në përleshjet ndërmjet forcave irakiane të sigurisë dhe milicive shiite besnike ndaj klerikut radikal Muqtada al-Sadr.

Mijëra trupa irakianë janë vendosur në Basra, për të rimarrë kontrollin në këtë qytet nga luftëtarët e Armatës Mahdi të al-Sadr.

Kryeministri Nuri Al-Maliki e përshkroi operacionin si përpjekje për të qëruar qytetin nga kriminelët dhe forcat terroriste.

Në Bagdad, forcat irakiane dhe amerikane, të mbështetura nga helikopterë të Shteteve të Bashkuara, raportohet se i kanë luftuar mbështetësit e klerikut al-Sadr në zonën Sadr City të kryeqytetit.

Po në Bagdad, një seri mortajash dhe predhash janë shkrepur në Zonën e Gjelbërt, ku ndodhet selia e qeverisë dhe misioneve diplomatike.

Njoftohet gjithashtu se një ushtar amerikan e ka humbur jetën në luftimet në Bagdad.
XS
SM
MD
LG