Ndërlidhjet

logo-print

Nimetz: Dimenzion gjeografik për emrin e Maqedonisë


Ndërmjetësuesi i KB Matthew Nimetz tha se ka propozuar zgjidhje "kompromisi" për kontestin e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë.

"Zgjidhja që funksionon duhet të jetë kompromis. Ajo nuk është 100% çfarë do të donin Athina apo Shkupi, por ajo që u propozova palëve është e ndershme, është një dimension gjeografik", tha Nimetz.

"Shpresoj shumë se të dyja qeveritë do ta shohin atë seriozisht dhe do ta konsiderojnë në mënyrë pozitive, me shpresë që të jetë bazë për zgjidhjen e këtij diskutimi të gjatë", tha ai.

Nimetz i bëri këto komente pas takimit me ambasadorët e dy vendeve në selinë e OKB-së duke mos dhënë detaje tjera të propozimit.

Nimetz tha se palët nuk ishin në gjendje të arrijnë kompromis, por i ofroi shërbimet e tij edhe për ndërmjetësimet e mëtejme.

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha se Uashingtoni do të "vazhdojë t'i inkurajojë palët" që të arrijnë marrëveshje para samitit të NATO-s në Bukuresht në 2 prill.

"Faktori kohë është çështje shtyse, dhe palët do duhej ta zgjidhin këtë para se të shkojmë në NATO", tha Perino.
XS
SM
MD
LG