Ndërlidhjet

Gilani: Do vazhdojmë luftën kundër terrroizmit


Kryeministri i ri i Pakistanit i ka thënë presidentit të Shteteve të Bashkuara George Bush se Pakistani do të vazhdojë të luftojë kundër terrorizmit, por gjithashtu i ka thënë se në "luftën kundër terrorit" nevoitet një qasje më e gjerë, përfshirë zgjidhjet politike dhe programet zhvillomore.

Yousaf Raza Gilani gjithashtu tha se Pakistani mbetet i përkushtuar për ruajtjen e lidhjeve të ngushta afatgjata me Shtetet e Bashkuara.

Bush dje e thirri kryeministrin e ri pakistanez Gilani për t'ia uruar fillimin e detyrës.

Gilani sot pasdite pritet të takohet me zëvendës sekretarin e Shtetit, John Negroponte dhe ndihmës sekretarin e Shtetit, Richard Boucher.
XS
SM
MD
LG