Ndërlidhjet

Presidenti Sarkozy po viziton Britaninë e Madhe


Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy filloi sot një vizitë shtetërore në Britani. Gjatë fjalimit në sesionin e përbashkët të dy dhomave të parlamentit britanik, Sarkozy ka folur për marrëdhëniet midis dy vendeve:

"Po vendet tona kanë luftuar për një kohë të gjatë deri në ditën magjike kur Britania dhe Franca kuptuam se ajo që na bashkon është më e fuqishme se ajo që na ndan, që ne kemi interes të mbrohemi së bashku, dhe mbi të gjitha kemi vlera të përbashkëta që duhet ti bashkojmë dhe t'ia ofrojmë botës" tha Sarkozy.

Presidenti francez bëri thirrje edhe për fillimin e dialogut midis qeverisë kineze dhe liderit shpirtërorë të Tibetit, Dalai Lama.

Sarkozy shtoi se Franca po shqyrton forcimin e prezencës së saj ushtarake në Afganistan.
XS
SM
MD
LG