Ndërlidhjet

logo-print

Reporterët e huaj vizitojnë Tibetin


Raportohet se murgjit budist tibetian kanë prishur vizitën e reporterëve të huaj në Tibet, të cilën e organizoi qeveria kineze.

Njoftohet se murgjit i thanë reporterëve, përfshirë gazetarët e Asoshiated Press dhe "USA Today" se në Tibet nuk ka liri fetare.

Ata gjithashtu thanë se lideri shpirtëror tibetian, Dalai Lama nuk duhet fajësuar për trazirat e fundit në Tibet.

Qeveria kineze e organizoi këtë vizitë për të treguar se qetësia është kthyer në Lasa.
XS
SM
MD
LG