Ndërlidhjet

logo-print

Nuri Al Maliki u bën ultimatum militantëve


Kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki, ka paralajmëruar militantët shiit në qytetin jugor të Basras që të dorëzojnë armët deri të premtën ose do të përballen me masa të fuqishme nga forcat qeveritare.

Maliki e bëri kërcënimin në ditën e dytë të ofensivës së qeverisë kundër ushtrisë së klerikut, Moktada Al Sadër.

Ky i fundit i ka kërkuar kryeministrit Maliki të lëshojë Basrën ku po mbikqyrë operacionin dhe të rifillojë bisedimet.

Disa njerëz janë raportuar të vrarë këtë javë në Basra në luftimet e ashpra të forcave qeveritare me militantët shiit.
XS
SM
MD
LG