Ndërlidhjet

Irani kërcënon me masa ndaj KB


Irani është kërcënuar se do të ndërmarrë aksione ligjore për të kompenzuar humbjet si pasojë e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara të vendosura për shkak të programit bërthamorë.

Në letrën që ministri i Jashtëm, Manchur Motaki ia ka dërguar sekretarit të përgjithshëm të KB, Ban Ki Moon, nuk specifikohet se cilit autoritet do ti drejtohet Irani për korigjimin ligjor.

Në letër thuhet se sanksionet kanë shkaktuar humbje financiare, pastaj të punës në paisjet bërthamore si dhe kanë dëmtuar reputacionin e Iranit në arenën ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG