Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozy e Brown takohen në stadium


Presidenti francez Nicholas Sarkozy takohet në ditën e fundit të vizitës së tij në Britani me kryeministrin britanik Grodn Brown. Një morri temash, nga bashkëpunimi në fushën e energjisë bërthamore deri tek dërgimi i më shumë trupave franceze në Afganistan, janë në qendër të takimit.

Bisedimet do zhvillohen në stadiumin e ri të Arsenalit në Londër. Vendmbajtja e pazakontë e takimit u zgjodh si simbol i bashkëpunimit anglo-francez, kur dihet se Arsenali ka menaxherin dhe një numër lojtarësh francezë.
XS
SM
MD
LG