Ndërlidhjet

BE-ja ka nevojë për KFOR-in


Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë ka nevojë për mbrojtjen e NATO-s nëse do të përpiqet të vendosë kontrollin në veriun e vendit. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith.

Zëdhënësi i KFOR-it, Jean-Luc Cotard tha se nuk ka urdhëra që lejojnë forcat e Aleancës të mbështesin vendosjen e ekipit evropian në terren. Cotard tha se "kjo është një çështje politike, ndaj duhet që para së gjithash politikanët ta zgjidhin këtë problem në nivelin e BE-së, OKB-së dhe NATO-s".

Në një intervistë për AP, Feith theksoi se autoritetet e Serbisë nuk kanë qasje konstruktive ndaj pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së misionit evropian atje. Prania evropiane po përpiqet të bëhet e pranueshme për serbët e Kosovës përmes ofertave ekonomike për ta.
XS
SM
MD
LG